Vendosni fjalën kyçe....

Ashpërsimi i ligjeve për shkak të Covid-19, sllovaku rrezikon 10 vite burg për 2 çokollata


Një burrë që vodhi dy çokollata nga një dyqan në Sllovaki mund të dërgohet në burg për dhjetë vjet. Ai është personi i fundit që përballet me një dënim çuditërisht të ashpër për krimin e vogël për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme Covid-19.

Historia shqetësuese e burrit nga Sllovakia veriperëndimore u raportua këtë javë nga media lokale. Motra e tij tha se i shkroi Presidentiest Zuzana Caputova duke i kërkuar asaj të ndërhynte në emër të vëllait të saj.

“Një dënim me dhjetë vjet për disa çokollata është i pakonceptueshëm. Situata sot është kaq e vështirë dhe njerëzit kanë një jetë të vështirë.” – tha ajo.

Vjedhja është sigurisht e keqe, por ndëshkimi me të cilin vëllai i saj përballet është drakonian dhe një katastrofë për familjen, shtoi ajo, siç citohet nga media lokale.

Normalisht një vjedhje e vogël si kjo do të rezultojë në një maksimum dy vjet burg për autorin e krimit. Megjithatë Sllovakia aktualisht po jeton nën ligjin e emergjencës për shkak të epidemisë Covid-19. Kështu që, ndëshkimi për disa krime, duke përfshirë vjedhjen, është dukshëm më i lartë se sa do të kishte qenë në rrethana të rregullta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *