Vendosni fjalën kyçe....

“Lushnja s’i nënshtrohet policisë” – Qindra qytetarë protestë kundër dhunës policore (Video)


Qindra qytetarë të Lushnjës kanë protestuar mbrëmjen e sotme kundër dhunës policore. Ata janë mbledhur te rrethrrotullimi i stadiumit e më pas kanë marshuar drejt komisaratit të policisë.

Protestuesit mbanin në duar një pankartë me shënimin: ‘Lushnja s’i nënshtrohet diktaturës’ ndërsa gjatë marshimit thërrisnin ‘Rama ik’.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar ditët e fundit në qytetet kryesore të vendit. Qytetarët kërkojnë ndalimin e dhunës policore dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *