Vendosni fjalën kyçe....

Trump ndryshon planet: Zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë do ta marrin më vonë vaksinën


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka ndryshuar planet për vaksinimin e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, mes të parëve që do marrin vaksinën kundër COVID-19 këtë javë në SHBA.

Ai ka thënë se përjashtim do bëjnë vetëm rastet e veçanta, ndërsa ka deklaruar se edhe vetë nuk do e bëjë vaksinën momentalisht.

“Njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë duhet të marrin vaksinën disi më vonë në program, përveç nëse është e nevojshme posaçërisht. Unë kam kërkuar që të bëhet ky rregullim. Nuk jam planifikuar të marr vaksinën, por shpresoj ta bëj këtë në kohën e duhur. Faleminderit!”– shkruan Trump në një postim në “Twitter”.

Ky qëndrim i Trump-it vjen pasi zyrtarët kishin thënë që anëtarët e lartë të administratës do të ishin ndër të parët që do vaksinoheshin me vaksinën e Pfizer BioNTech.

Por Trump tha se ai kishte kërkuar që të bëhej një “rregullim” i këtyre planeve.

SHBA ka aprovuar vaksinën për përdorim emergjent dhe do të fillojë vaksinimi nga kjo e hënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *