Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja suedeze foto me punonjësit e bashkisë pas proteste, më pas kritikon ndalimin e dy gazetarëve nga policia


Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, ka postuar dy ditë më një foto me punonjësit e Bashkisë së Tiranës e zjarrfikësit të cilët kanë pastruar dëmet e shkaktuara gjatë protestave.

Ajo i ka falënderuar ata për punën e bërë. Ndërkohë ditën e sotme ajo ka kritikuar ndalimin nga policia të dy gazetarëve, Xhoi Malësia e Qamil Xhani, gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ajo shkruan në Twitter se është e shqetësuar për ndalimin e gazetarëve si dhe mbështet të drejtën e çdo gazetari për punën e tij.

“Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malësia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën.” – shkruan Hastad në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *