Vendosni fjalën kyçe....

Afrikë/ 25 viktima nga përplasjet për tokën në Çad


Dhuna që shpërtheu pas një mosmarrëveshje për tokën ka lënë 25 njerëz të vdekur në Çadin qendror, thanë autoritetet të hënën.

Incidenti ndodhi në provincën Batha gjatë fundjavës, tha Oumar Toubaye Sargoulo, një zyrtar administrativ lokal, për Anadolu Agency.

“Të shtunën, për fat të keq kemi humbur 25 bashkatdhetarë tanë në një konflikt lidhur me një mosmarrëveshje midis dy komuniteteve për çështje toke në lokalitetin Achiguek të nënprefekturës Assinet.” – tha ai.

Qeveria e Çadit ka urdhëruar gjithashtu autoritetet lokale të rivendosin komisionet e çarmatosjes për të rimarrë të gjitha armët e mbajtura në mënyrë të paligjshme nga civilët.

Një vend pa dalje në det në Afrikën qendrore, në kufi me Libinë në veri dhe Sudanin në lindje, Çadi ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme ndër-komunale midis komuniteteve arabe dhe joarabe. Këto bashkësi shpesh përplasen për tokën dhe fuqinë tradicionale dhe politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *