Ditën e sotme është thirrur protesta e radhës që vijon si shkak i vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.
Kjo është dita e 6 që qytetarë, shumica e të cilëve të rinj, protestojnë në rrugët e qyteteve dhe më së shumti të përqendruar në Tiranë.
Duket se edhe policia ka marrë masa që të mos lejojë grumbullimet e shumta dhe është kujdesur që të kontrollojë të rinjtë që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.
Efektivët e rendit, kanë kontrolluar identifikimin e të rinjve në “sheshin Skëndërbej”, ndërsa vihet re një prezencë e lartë e efektivëve në godinat qeveritare.