Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Nëse nuk zgjidhem President, vendi shkon në zgjedhje


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e cilëson të rëndësishme zgjedhjen e tij si President i Republikës së Kosovës.

Sipas Haradinajt, nëse nuk bihet dakord që ai të zgjidhet President, vendi do shkojë në zgjedhje.

Zgjedhjet janë zgjidhje politike, nuk mund të precizojë se si do të shkojnë diskutimet mes partive politike. Ne si AAK kemi ofruar një opsion dhe kemi ofruar një kandidaturë që është e imja. Do të kemi diskutime të ndërsjellat dhe nëse nuk arrihet të ketë një dakordim rreth kësaj formule do kemi zgjedhje. Kjo është çështje negocimi mes partive dhe nëse kanë interesim, nëse jo ne i kemi të rregulluar këto procese do të kemi zgjedhje. Ne kemi zgjedhjet po qe se nuk ka marrëveshje, por me ndihmuar arritjen e një marrëveshje kemi nxjerrë një propozim dhe një opsion dhe kemi nxjerrë kandidatin dhe argumente pse. Nëse nuk ka marrëveshje me opsion që kemi dhënë, mbetet opsioni legjitim dhe i barabartë për të gjithëve që janë zgjedhjet“- tha Haradinaj në emision “5 pyetje nga Babaramo”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *