Vendosni fjalën kyçe....

U plagos me armë zjarri në Rrëshen, 51-vjeçari ndërron jetë në spital


Plagosja e 51-vjeçarit me iniciale A.K banues në fshatin Malaj ka rezultuar fatale. Ai nuk i ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Informacionin e përditësuar është shpërndarë nga policia e cila më parë lajmëroi edhe për plagosjen e tij.

18:38-Plagoset me armë zjarri 51-vjeçari në Rrëshen

Një plagosje me armë ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit këtë pasdite.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.K 51-vjeç banues në fshatin Malaj është plagosur në rrugë. 51-vjeçari është transportuar për në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani policia nuk ka asnjë autor/ë të dyshuar për ngjarjen.

Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *