Dërgohet në Turqi punonjësi i policisë Fadil Allaraj, i cili mbeti i plagosur rëndë në protestën e ditës së parë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj.
Siç kanë bërë me dije kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Allaraj është nisur mbrëmjen e kaluar drejt Turqisë për të kryer një ndërhyrje më të specializuar në sy, të cilin rrezikon ta humbasë.
“TëSHKUARA
Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit
#TiNukDoJeshKurrëVetëm-”– shkruan kryeministri Edi Rama. Të njëjtin mesazh e ka shpërndarë dhe ministrja Manastirliu.
Rama edhe disa ditë më parë ishte shprehur se polici do dërgohej në Turqi. Efektivi Fadil Allaraj ka pësuar një dëmtim një sy gjatë protestave dhe pas operacionit të parë në QSUT, u vendos të dërgohej jashtë vendit.
Sipas mjekes që ka kryer operacionin e parë, bëhet fjalë për transplantin e kornesë së syrit.