12 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me covid-19. Nga 2657 testime të kryera së fundmi janë zbuluar 637 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Viktimat sipas njoftimit janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 403 persona nga të cilët 29 janë në terapi intensive me 11 prej tyre të intubuar.