Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi komenton lëvizjet e fundit në qeveri: Socialistët nuk përfaqësohen, më vjen keq për Ballën që nuk iu realizua ëndrra


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka komentuar lëvizjet e fundit në qeverinë Rama pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga Ministria e Brendshme.

Kryemadhi e konsideron se me emërimin e Çuçit në MB socialistët nuk përfaësohen dhe shpresonte që të ishin një mes Braçes, Majkos apo Kodhelit.

Kryetarja e LSI-së në intervistën e dhënë për Top Channel tha se i vjen keq që nuk u “realizua ëndrra në sirtar” e Taulant Ballës që të bëhej Ministër i Brendshëm.

Të jem e sinqertë nuk merrem me emërimet e fundit. E vetmja gjë që mund të them është që në të dyja rastet përfaqësimet e socialistëve nuk përfaqësohet. Mendoj që do të kishte reflektim momental nga Rama. Por shkëputja e tij nga grupi i Rilindjes është e pamundur. Socialistët nuk e gjejmë në veten. Emërimet kanë lidhje me humorin e kryeministrit. Mendoja që mund të ishte Erion Braçe, ose Pandeli Majko, ose dhe Mimi Kodheli. Më vjen keq për Taulant Ballën që nuk iu realizua ëndrra në sirtar”-tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *