Vendosni fjalën kyçe....

Futi tifozë në stadium, FSHF-ja gjobë 2 milionë lekë klubit të Vllaznisë


Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka gjobitur me 200 mijë lekë, klubin e Vllaznisë pasi lejoi të futeshin në stadium tifozë.

Futja e tifozëve në stadium bie ndesh me aktin e qeverisë për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura për shkak të pandemisë.

KF Vllaznia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, në bazë të neneve 63/1/b, 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë”-thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *