Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i Avokatit të Popullit në Australi: Bllokimi Covid shkeli të drejtat e njeriut dhe ligjin


‘Bllokimi i fortë’ i imponuar në shtetin australian të Victorias gjatë verës në mes të rritjes së rasteve  të shpme covid-19 ‘ishte i nxituar’ dhe privoi qytetarët nga të drejtat e tyre, ka theksuar Avokatja e Popullit të shtetit në një raport të ri.

Një përmbledhje e lëshuar nga Avokatja e Popullit, Deborah Glass, të enjten zbuloi se bllokimi i rreptë i zbatuar në korrik shkeli liritë civile dhe mund të ketë qenë i paligjshëm. Ai i kufizoi banorët në shtëpitë e tyre për gati një javë, duke lënë disa pa ushqim dhe ilaçe.

“Ky bllokim i nxituar nuk ishte në përputhje me të drejtat e njeriut të banorëve, duke përfshirë të drejtën e tyre për trajtim njerëzor kur privohej nga liria.” – shkroi Glass, duke shtuar se ‘veprimi dukej se ishte në kundërshtim me ligjin’.

Hetimi identifikoi disa raste kur përmbushja e kërkesave në dukje urgjente për ilaçe u vonua ose u anashkalua nga autoritetet që administronin bllokimin.

Në disa raste, banorët u detyruan të mbështeten tek vullnetarët e familjes ose të komunitetit për të mbledhur dhe shpërndarë furnizime thelbësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *