Vendosni fjalën kyçe....

Fatjona Memçaj emërohet prokurore ndërlidhëse me EUROJUST


Fatjona Memçaj është emëruar si prokurore ndërlidhëse që do të ushtrojë funksionet në zyrën e Eurojust në Hagë për 2 vjet e 6 muaj.

Prokurorja Mençaj u komandua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas propozimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çelaj.

“Në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe EUROJUST, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi komandimin e znj. Fatjona Memçaj prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, në pozicionin e prokurorit ndërlidhës pranë EUROJUST. Periudha e komandimit do të jetë 2,6 (dy vjet e gjashtë muaj) duke fillua nga 1 Janar 2021”.– thuhet në njoftimin e KLP-së.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se kryeprokurori Çela e takoi prokuroren e re ndërlidhëse pranë Eurojust, Fatjona Memçaj, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe duke i ofruar “mbështetjen maksimale për një bashkëpunim të suksesshëm mes Shqipërisë dhe Eurojust-it, në bashkërendimin e hetimeve si dhe shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve mes autoriteteve gjyqësore respektive.”

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian dhe ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga data 1 nëntor 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *