Vendosni fjalën kyçe....

As Messi e as Ronaldo, FIFA shpall Robert Lewandowskin “lojtarin më të mirë të vitit”


Këtë të enjte FIFA ndau çmimet për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të vitit (kliko këtu). Dhe lojtari më i mirë i vitit është shpallur Robert Lewandowski i ekipit gjerman Bayern Munich, i cili ka lënë pas dhe fituesin e vitit të kaluar Lionel Messi dhe lojtarin tjetër, Cristiano Ronaldo.

Polaku fitoi këtë vit 5 tituj me Bayern Munchen dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Bundesligës dhe Champions League. Ai ka shënuar 55 gola në vetëm 47 ndeshje në sezonin e fundit. Kjo është hera e parë që Lewandowski ka fituar këtë çmim.

Ndërsa në kategorinë e grave, çmimin e lojtares më të mirë në botë e ka fituar mbrojtësja e ekipit Manchester City, Lucy Bronze.

Ndërkohë, trajneri më i mirë i vitit u shpall për të dytin vit radhazi Jurgen Klopp, i Liverpool. “Jam i shokuar”, ka thënë Klopp pasi fitoi çmimin.

Kandidatët e tjerë ishin Marcelo Bielsa (Leeds) dhe Hansi Flick (Bayern Munchen).

Sakaq, portieri më i mirë i sezonit u shpall Manuel Neuer, i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane.

FIFA publikoi edhe formacionin më të mirë të vitit: Alisson; Alexander-Arnold, Sergio Ramos, Van Dijk, Davies; De Bruyne, Alcantara, Kimmich; Messi, Lewandowski, Cristiano.

Fituesit janë shpallur bazuar në nominime të kapitenëve të ekipeve kombëtare dhe trajnerëve, përmes një procesi online të votimit dhe 200 përfaqësuesve të mediave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *