Vendosni fjalën kyçe....

Dy shpërthime njëri pas tjetrit me dy të plagosur në Greqi, banorët evakuohen nga frika e një shpërthimi të tretë (VIDEO)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kalivia të Greqisë. Siç bëjnë me dije mediet e shtetit fqinj, si pasojë e shpërthimit që ndodhi rreth orës 20:00 të kësaj të enjteje, kanë mbetur të plagosur dy person.

Shpërthimi i bombolave të gazit të një biznesi, ngriti të gjithë zonën në këmbë ndërsa shkaktoi një zjarr të madh.

“Të gjitha shtëpitë u tronditën. Ne u hodhëm nga tmerri dhe pamë një flakë të madhe si një kërpudhë. Të paktën tre ose katër shpërthime të forta u dëgjuan…”- tha një banor për LamiaReport.

Megjithëse Shërbimi Zjarrfikës ndërhyri me pothuajse të gjitha forcat e tij dhe shumë shpejt vuri zjarrin nën kontroll të pjesshëm, një shpërthim i dytë rezultoi në plagosjen e një zjarrfikësi i cili në atë kohë po përpiqej të shuante zjarrin si dhe pronari i biznesit pranë.

Si rezultat, u ngrit një alarm i ri dhe banorët u urdhëruan të evakuohen nga frika e një shpërthimi tjetër të madh. Dy blloqe ndërtimi rreth magazinës u evakuuan dhe banorët u dërguan në sheshin e Kalivia-s.

Dy të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spital, pa qenë në rrezik për jetën. Megjithatë, njëri prej tyre thuhet se ka pësuar dëmtime të lehta në fytyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *