Vendosni fjalën kyçe....

Miratohet vaksina e dytë kundër COVID-19 në SHBA


Bordi i Ekspertëve të Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA (FDA) ka miratuar sot vaksinën e dytë kundra Covidit.

Siç shkruan “Washington Post”, pas vaksinës së Pfizer dhe Biotechn, edhe vaksina e Moderna-s mori dritën jeshile nga komiteti këshillimor i Administratës së Ushqimit dhe Barnave këtë të enjte, duke hapur kështu rrugën për shpërndarjen e një vaksine të dytë që synon ngadalësimin e një pandemie që ka vrarë gati 310,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi vjen në një kohë kur Kalifornia është bërë epiqendra e shpërthimit të virusit në SHBA, me më shumë se 100,000 infeksione të reja në 48 orët e fundit, si dhe ka vendosur një rekord të ri ditor të vdekjeve.

Sipas CNBC-së, Komiteti i FDA-së votoi me 20 vota pro dhe një abstenim vaksinën Moderna për përdorim për vaksinimin e popullsisë kundër COVID-19. Edhe pse i rëndësishëm, vota e komitetit në favor të vaksinës nuk është përfundimtare.

FDA do të lejojë disa njerëz të marrin vaksinën ndërkohë që agjencia vazhdon të vlerësojë të dhënat. Kjo nuk është e njëjtë me miratimin e plotë, i cili kërkon më shumë të dhëna dhe zakonisht mund të zgjasë disa muaj më shumë.

Moderna ka dorëzuar vetëm dy muaj të të dhënave të sigurisë vijuese. Agjencia zakonisht kërkon gjashtë muaj për miratim të plotë. Komiteti e rekomandoi autorizimin emergjent të vaksinës për njerëzit që janë 18 vjeç e më shumë.

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të dërgojnë pak më pak se 6 milion doza javën e ardhshme, në pritje të marrjes së aprovimit nga agjencia, u tha gazetarëve të hënën gjenerali Gustave Perna.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *