Vendosni fjalën kyçe....

Cakaj bisedë me Várhelyi: Politika e vaksinimit të BE-së të zbatohet dhe në Shqipëri


Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z.Gent Cakaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Olivér Várhely.

Temë kryesore e takimit ka qenë mundësia që edhe Ballkani Perëndimor të sigurojë vaksinën kundër Covid-19.

Cakaj i kërkoi Várhelyit që politika e vaksinimit të BE-së të zbatohet njëkohësisht edhe në Shqipëri.

Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër COVID19 në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”-shkruan Cakaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *