Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve ka dhënë një mesazh falënderimi për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë kufijve të vendit.
Rama thotë se përulet me respekt ndaj të gjithë bashkëqytetarëve.
“Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotike të atyre që nga jashtë Shqipërisë, i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre, që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën e madhe të botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion dhe ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”-shkruan Rama.