Sipas prokurorisë së Tiranës, arma e gjetur rreth 100 metra nga vendi ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha nuk ka asnjë lidhje me këtë të fundit.
Fillimisht u dyshua se pistoleta e gjetur ishte hedhur nga viktima teksa i largohej me vrap policisë po pas analizave të kryera është vërejtur se ajo nuk i përkiste të riut.
Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv policie 10 ditë më parë. Polici Nevaldo Hajdaraj është arrestuar dhe përballet me akuzën e vrasjes me dashje.