PARIS – Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron është ‘ngujuar’ në rezidencën presidenciale në Versajë për t’u trajtuar nga Covid-19, mjekët francezë po paralajmërojnë familjet që të bëjnë kujdes gjatë periudhës së festave teksa rastet e infeksioneve po rriten me shpejtësi.
Shefi i Elizesë u diagnostifikua të enjten me koronavirusin e ri edhe pse kishte mbajtur përherë maskë dhe kishte rspektuar distancimin social.
Sipas mjekëve, Macron vuan nga ethe, kollë dhe lodhje, por nuk kanë ndarë të tjera hollësi të gjendjes së tij shëndetësore. Franca njoftoi të enjten 18,254 infeksione të tjera dhe numri i të vdekurve është pak më pak se 60,000.