Vendosni fjalën kyçe....

Plasin polemikat në Oborrin Mbretëror të Belgjikës, braziliania akuzon Princin Albert: Ka një fëmijë me mua


Princi Albert me bashkëshorten, Princeshën Charlene

Princi Albert i Monakos do të paraqitet në gjykatë para fundit të vitit për të hedhur poshtë pretendimet polemizuese se kishte një fëmijë të tretë me një të dashur të fshehtë përpara se të martohej me gruan e tij, Princeshën Charlene.

Princi 62-vjeçar, pretendohet të ketë pasur një marrëdhënie me një grua braziliane, marrëdhënia me të cilën ka sjellë në jetë një vajzë në vitin 2005.

Pretendimi, të cilin avokatët e tij e hodhën poshtë si një ‘mashtrim’, është veçanërisht i dhimbshëm pasi ai takohej me Charlene në atë kohë.

Të mërkurën, Princesha Charlene 42-vjeçare u shfaq në publik në Monte Carlo me një pjesë të kokës së saj të rruar, duke përdorur një stil të ri punk rock.

Burime në principatën e Mesdheut thonë se ajo ka pasur një vit ‘të tmerrshëm’, ndërsa avokatët e çiftit miliarder përgatiten për çështjen gjyqësore që hapet në Milano, Itali, në shkurt.

Paditësja 34-vjeçare – e cila nuk mund të përmendet për arsye ligjore – thotë se ajo kishte një lidhje pasionante me Albertin, duke çuar në lindjen e vajzës së tyre – emri i së cilës është sekret gjithashtu – në 4 korrik 2005.

Modeli i ri i flokëve i Princeshës së Belgjikës, Charlene


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *