Aktori Tom Cruise thuhet se ka shpërthyer për herë të dytë ndaj stafit për shkak të shkeljeve të distancës sociale Covid-19 në setin e filmit të fundit ‘Misioni i pamundur’ në Evropë, duke bërë që pesë punonjës të heqin dorë nga prodhimi.
“Shpërthimi i parë ishte i madh e gjërat nuk janë qetësuar që atëherë.” – tha personi.
“Tensioni është rritur për muaj me radhë, dhe kjo ishte pika që derdhi gotën. Që kur u bë publike, ka pasur më shumë zemërim dhe disa nga stafi kanë ikur fare.” – shtoi burimi.
‘The Sun’ nuk dha detaje për lajmin e dytë, por burimi i tij tha se Cruise ka bërë përpjekje të mëdha për ta çuar prodhimin e filmit përpara në mes të pandemisë Covid-19 dhe është zemëruar që disa nga stafi nuk i kanë marrë seriozisht masat paraprake të sigurisë. Përplasja thuhet se është e dyta pas asaj të para pak ditëve ndaj dy personave të stafit që u panë afër njëri-tjetrit.
“Nëse ju shoh që po e bëni përsëri, jeni të ikur. Kjo është e gjitha. Asnjë falje.” – tha aktori i njohur para pak ditësh.