Partizani e ka mbyllur në barazim pa gola sfidën e fundit të Superligës për këtë javë ndaj Bylisit.
Një sfidë jo produktive kjo e sotmja e cila nuk prodhoi asnjë gol.
Me rezultatet e sotme, për vendin e tretë garojnë 4 skuadra të cilat janë me pikë të barabarta.
Vllaznia vijon të mbajë kreun me 3 pikë më shumë se Kukësi.
Në vendet e fundit qëndron Skënderbeu dhe Apolonia.