INSTAT ka publikuar një raport ku e rendit vendin tonë të pestin në Evropë për sa i përket rritjes së çmimeve.
Këto të dhëna janë ironizuar nga qytetarë të thjeshtë të cilët janë pyetur nga Ora News, duke i krahasuar çmimet me nivelin e rrogave.
Madje një i ri duke ironizuar thotë se me “200 mijë lekë rrogë” përveç shpenzimeve bazë, i teprojnë dhe për shpenzime argëtimi.
“Çmimet nuk janë të shtrenjta për popullin e thjeshtë madje përkundrazi janë shumë të ulëta. Unë me 200 mijë lekë rrogë që marr më dalin për ujë-drita, të ngrëna të pira, ushqime, dal dhe me këtë (shokun) pimë ndonjë gjë, fiks fare domethënë”-tha i riu për mikrofonin e Ora News.