Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka zbuluar temat e bisedës mes saj dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, të cilët u panë mbrëmjen e sotme teksa darkonin në një nga restorantit e kryeqytetit.
Kim thotë se gjatë takimit u fol për rolin e opozitës në demokraci dhe për çështjet e zgjedhjeve.
Kim thotë ndër të tjera se të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër.
“U takuam sonte me kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA-të do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”-shkruan Yuri Kim.