Vendosni fjalën kyçe....

Momenti i shoqërimit të dhunshëm të aktivistit të Aleancës për Teatrin (VIDEO)


Publikohen pamjet nga momenti i shoqërimit të dhunshëm nga policia, të njërit prej aktivistëve të Aleancës për Teatrin, Astrit Seranaj.

Videoja në fjalë është publikuar nga aktori Neritan Liçaj, i cili shprehet se efektivët e kanë ndaluar Seranajn pa arsye.

“Hajde merri vesh këta! Arkitekt burri i botës në rrugë e ndalojnë kot!

Vetëm për faktin se është antar i aleancës.

Dhe një nga burrat me zotëri dhe të patrembur që kam njohur në jetë. Titi Seranaj”– shprehet Liçaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur protesta pas shoqërimit të katër aktivistëve të saj nga policia dhe pretendimeve të tyre se janë dhunuar.

4 aktivistët Astrit Seranaj, Donald Martini, Gentian Hasani, dhe Ergys Mërtiri pretendojnë se janë ndaluar me dhunë nga policia dhe se brenda ambienteve të komisariatit dhuna është përshkallëzuar.

Aleanca akuzon se policia është përpjekur të zhdukë provat nga celulari i Ergys Mërtirit dhe se kanë dhunuar me grushte dhe shkelma dy aktivistët e tjerë Astrit Seranajn dhe Donald Martinin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *