Vendosni fjalën kyçe....

Djali i tij i mitur vret aksidentalisht efektivin e FNSH-së në Tiranë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një efektiv policie është vrarë me pistoletë nga djali i tij i mitur.

Incidenti ndodhi në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik. Siç bën me dije policia, djali i efektivit të FNSH-së ka marrë armën e të atit dhe ka qëlluar ndaj tij aksidentalisht.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjësi i policisë i FNSH-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *