Brilant Martinaj është shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtori i Nikoll Sherrnikut lidhur me vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në datën 5 dhjetor pranë fshatit Gajush të Lezhës.
20-vjeçari Martinaj është nipi i Ervis Martinajt, ndërsa në disa video në Instagram është shfaqur i armatosur, duke udhëtuar me makina luksoze.
Në një tjetër video të të riut, ai shfaqet duke debatuar me një polic rrugor, të cilin e pyet nëse e njeh se kush është. Më pas efektivi e lejon të vijojë rrugën Martinajn duke mos e shqetësuar më tej.
20-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i Sherrnikut lidhur me vrasjen me një plumb në gjoks të efektivit të FNSH-së, Prela.