Një nga të akuzuarit si pjesë e Dosjes 339/2 për laboratorin e kokainës në Has, Altim Avdyli, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Daniela Shirka.
Avdyli akuzohet për lidhje me këtë laborator, si pjesë e dosjes për zgjedhjet në Durrës. Për Avdylin, SPAK ka kërkuar 10 vite burg ndërsa ka kërkur 147 vite burg në total për anëtarët e grupit.
Pak ditë më parë, prokuroria e Dibrës pushoi Dosjen 184 për zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër për shumicën e të akuzuarve.
Sipas saj, edhe pse krimi elektoral është vërtetuar, ka përfunduar afati 3-vjeçar që prej nisjes së hetimeve e kësisoj çështja nuk mund të vijojë më.