Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e shtetasit turk, Selami Simsek, i cili kërkoi azil politik në Shqipëri me pretendimin se në Turqi i rrezikohet jeta. Sipas Simsek, ai përndiqet në vendin e origjinës pasi familjarët e tij jaë mbështetës të lëvizjes Gylen.
Shtetasi turk paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme si dhe Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t’i urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.
Me vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative, Selami Simsek i mbetet mundësia e apelimit e në rast se nuk e fiton çështjen atëherë rrezikon të dëbohet drejt Turqisë.