Vendosni fjalën kyçe....

Pas Çuçit e merr fjalën Veliu: Kemi vendosur standarde të larta në sjelljen e Policisë


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Veliu, tha sot se rritja e kënaqësisë së publikut ndaj policisë ka ardhur prej rezultateve të arritura nga ajo.

Veliu ishte i pranishëm në prezantimin e gjetjeve të anketimit suedez mbi perceptimin e publikut shqiptar ndaj punës së Policisë së Shtetit.

Ai ka treguar statistikat e punës së policisë në tre vitet e fundit, 2018-2020 duke theksuar se 80% e qytetarëve ndihen shumë të sigurt ose të sigurt, ndërsa 65% të tjerë theksojnë se Policia i trajton me respekt, kurse 60% thonë se Policia është e paanshme.

Para tij, të njëjtën gjë përsëriti edhe ministri i Brendshëm, Çuçi, sipas të ciliut anketa suedeze u jep përgjigje të gjithë atyre që shpifin për policinë.

”Matja e kënaqësisë së publikut është e nevojshme për matjen e performancës. Për rritjen e transparencës. Majft i kënaqur që ky vlerësim në vazhdim të traditës është kryer dhe hartuar nga aktorë të pavarur dhe të huaj. Ndihemi të vlerësuar për konkluzionet e studimit, për ndjesitë e publikut, sjelljen e Policisë, transparencën e përgjegjshmërinë. Përveç prioriteteve kombëtare, Policia i ka kushtur vëmendje policimit në komunitet. Duke ngritur struktura afër komunitetit. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar, ose janë ribërë, janë përmirësuar normat e procedurat e punës, dhe shërbimi ndaj publikut. Vitet 2018, 2019, 2020 kanë qenë vite sfidash, pasi është përballur me sfida si mbarëvajtja e zgjedhjeve, pandemisë, turizmit dhe protestave. Policia ia doli të përballet me sfidat duke vendosur standarde të larta për sjelljen e Policisë. Kjo prek kualifikimin, trajtimin, por edhe marrjen e masave dhe mbajtjes së qëndrimit të punonjësve të Policisë që kanë shfaqur të meta.” – tha ndër të tjera Veliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *