Juventus-Napoli do të luhet në fushë. Napoli ka fituar gjyqin në apel, dhe sfida e cila u fitua më parë 3-0 nga Juventus në tavolinë tashmë do të luhet në fushën e blertë me vendimin e fundit të Kolegjit të Garancisë.
Sfida do të luhet në një datë të afërme, por Juventus tashmë humb 3 pikët që i kishte fituar në tavolinë.
Nga ana tjetër Napolit i hiqet dhe -1 pikë dënim, dhe me 24 pikë ata barazojnë Juventusin duke i pozicionuar njësoj në tabelën e Seria A.
Ndeshja në fakt ishte parashikuar të luhej në 4 tetor, por atë ditë Juventus zbriti në fushë e vetme, kurse Napoli nuk udhëtoi për në Torino pasi në ekip kishte disa lojtarë me COVID-19, dhe shumë të tjerë të dyshuar.