Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet në drejtim të një lokali


Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:10 në zonën e njohur si zona e pompave në afërsi të rrethrrotullimit të “5 heronjve” në fshatin Dobraç.

Nga informacionet e para dyshohet se është qëlluar në drejtim të një lokali ku nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Lokali mësohet se është në pronësi të Albert Pjetrit, ndonëse administrohej edhe nga dy të tjerët Nikoll Pjetri dhe Vlash Pjetri.

Mësohet se njëri prej tyre Nikoll Pjetri është efektiv policie, ndërsa tjetri Vlash Pjetri, ish administrator i njësisë Rrethina.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *