Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata liron anëtarët e “Grupit Bajri”, mbetet në burg vetëm Safet Bajri


Gjykata ka përfunduar gjykimin e dosjes Bajri dhe ka dhënë dënimet për personat e përfshirë në këtë dosje.

Ajo nisi vjeshtën e vitit 2018 ndërsa në përfundim të gjykimit, gjykata ka pranuar pjesërisht përfundimet e avokatëve mbrojtës lidhur me uljen me 1/3-ën e dënimit përfundimtar

Dënimet e dhëna nga gjykata

  1. Safet Bajri, deklarimin fajtor dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  2. Ilir Bajri, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënimin e tij perfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.
  3. Astmer Bilali deklarimin fajtor dhe dënimin me 3 vite burgim.
  4. Ismet Idrizi, deklarimin fajtor, për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite e 6 muaj burgim.
  5. Emrah Plaku, deklarimin fajtor, per kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe dënimin e tij përfundimisht me 2 vite burgim.

Në përfundim të gjykimit të gjithë të pandehurve u janë shuajtur masat e sigurimit përkatëse, për shkak se koha e paraburgimit e vuajtur është e barabartë me kohën e dënimit. I vetmi person që mbetet në burg është Safet Bajri i cili vuan dënimin e marrë në Belgjikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *