Vendosni fjalën kyçe....

“Që prej ardhjes së Erion Veliajt në krye të Tiranës, janë ndërtuar 540 kulla ose 2.2 miliardë euro beton” – Denoncimi


Që prej marres së detyrës nga kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, pesë vite më parë në kryeqytet janë ndërtuar 540 kulla 10-katëshe, ka denoncuar sot Partia Demokratike.

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, tha se në 5 vitet e Veliajt në krye të bashkisë bilanci i tij është 26% më shumë kulla.

“Çdokush duhet të vijë një herë pranë Malit të Dajtit për të kuptuar sesa të pabanueshëm e ka bërë qytetin tonë Erion Veliaj në këto 5 vjet. Në Tiranë nuk ka oksigjen. Ne vend të tij, ne thithim pluhur betoni. Prandaj vetë e ka marrë shtëpinë në një nga kodrat e qytetit, larg trafikut dhe ndotjes. Prandaj edhe shefi i tij, Edi Rama, që nisi betinizimin e Tiranës, e ka ndërtuar vilën luksoze jashtë qytetit.

E keqja është se edhe këtë vit, Erion Veliaj, me mbështetjen e Edi Ramës do të vazhdojnë të betonizojnë Tiranën. Buxheti i bashkisë parashikon rritje të të ardhurave nga taksa në ndërtim. Gati në çdo rrugë në Tiranë, ndërtohen kulla. Që kur ka marrë drejtimin e Tiranës, 5 vjet më parë, Erion Veliaj ka ndërtuar mesatarisht 540 kulla 10 katëshe. Nëse konvertohen në para, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, janë 2.2 miliardë euro beton.” – tha Kraja në denoncimin e tij.

Kraja tha më tej se edhe pse premtoi ndalimin e ndërtimeve në Tiranë, Veliaj ka bërë të kundërtën duke pastruar lekët e krimit me ndërtimet pa kriter e duke dëmtuar jetën e shëndetin e qytetarëve.

“Erion Veliaj premtoi moratorium për lejet e ndërtimit, por sot Tirana është një qytet betoni, që pastron paratë e krimit dhe dëmton jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ndërsa kullat shtohen, ajri ndotet, lulishtet zhduken, në Tiranën e Erion Veliajt nuk shtohet asnjë orë ujë ne çezma, rrugët mbrten të shkatërruara dhe shërbimet jetësore nuk përmirësohen. Boll më me Erjonin dhe betonin! Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga mashtrimet e tij. Banorët e Tiranës meritojnë shumë më mirë! Tiranës i duhet ndryshim! Shqipërisë i duhet ndryshim!” – mbyll Kraja denoncimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *