Vendosni fjalën kyçe....

Sonila Bejtja drejt Kushtetueses, Zhaklina Peto tërhiqet nga gara në fazën e fundit


Zhaklina Peto djathas, Sonila Bejtja majtas

Kandidatja për vendin tjetër vakant të shpallur nga Presidenti, Sonila Bejtja është drejt konfirmimit në Gjykatën Kushtetuese.

Garuesja tjetër, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara në mënyrë të papritur. Kjo pasi ajo kishte apeluar në Gjykatën Administrative vendimin e KED-së për ta skualifikuar nga gara.

Në mbledhjen e ditës së sotme, KED-ja përfundoi procedurën për Peton për shkak të tërheqjes nga gara.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi:

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”-thuhet në njoftimin e KED-së.

Vetëm disa minuta më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese duke bërë të mundur zhbllokimin pas 3 viteve mungesë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *