Vendosni fjalën kyçe....

“Viti 2021 do jetë edhe më i vështirë për të korruptuarit, njerëzit na drejtohen edhe për një gardh, kjo tregon besim”


Në një intervistë për emisionin ’31 Minuta’ në RTSh, kreu i SPAK-ut tha se njerëzit kanë besim te institucioni që drejton.

Kraja tha se një pjesë e mirë e hetimeve të prokurorisë speciale kanë ardhur nga denoncimet e qytetarëve në forma nga më të ndryshmet.

Ai tha se qytetarët i drejtohet SPAK-ut edhe për raste të vogla siç janë përplasjet për një gardh dhe kjo tregon besim ndaj organit të akuzës.

“Njerëzit kërkojnë që të gjitha hallet ti zgjidhin tek Spak-u. Vijnë tek ne letra të pafundme, nga më të çudishtme. Ndonjëherë  njerëzit për një gardh që ngatërrohen me njëri-tjetrin thonë nuk ma ka zgjidhur strukturat lokale kërkoj të ma zgjidhni ju, sepse kam besim tek  ju. Kjo ka dy anë, e para tregon besim, na ngarkon ne me përgjegjësi edhe më të madhe. Kjo ishte e para që duhet t’ju them njerëzve, që ne veprojmë në bazë të kompetencave të caktuara dhe janë ato që parashikon kodi i procedurës penale dhe nuk mund të bëjmë gjithshka, e dyta, ajo që duhet ti garantoj është edhe mesazhi që kam dhënë me rastin e një vjetorit kur botuam treguesit e përgjithshëm, është që, ne garantojmë që pandëshkueshmëria nuk do të jetë më fenomen në Shqipëri, për rastet që janë objekt i  hetimit apo kompetencë e prokurororisë së posaçme. Të pandëshkueshmit nuk do të kenë më sukses dhe nuk do të mbijetojnë.” – tha Kraja gjatë intervistës.

Më tej, Kraja theksoi se viti 2021 do jetë një vit shumë më i vështirë për të korruptuarit dhe krimin e organizuar. Kjo për shkak se prokuroria do jetë më e konsoliduar dhe do ketë më shumë përvojë.

“Padiskutim. Unë garantoj që më i vështirë se 2020 do të jetë patjetër njëhërë. Do të jetë më i vështirë sepse do jetë struktura më e konsoliduar, eksperiencë  më e madhe, mundësi më shumë për të punuar, infrakstruktura më e mirë dhe më shumë bashkëpunëtorë në kuptimin e homologëve apo të strukturave të tjera të drejtësise me të cilët punojmë.” – shtoi Kraja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *