Tetë persona kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19.
Viktimat sipas njoftimit të ministrisë janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç.
Së fundmi janë kryer 2198 testime nga të cilat kanë dalë 510 të prekur me koronavirusin e ri.
Në katër spitalet në Tiranë po trajtohen 346 pacientë nga të cilët 21 janë në terapi intensive me 13 të intubuar.