Gjendet një trup i pajetë në rrugën Myslim Keta, në Tiranë.
Sipas policisë shtetasi është ende i paidentifikuar ndërsa në të nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.