Një shpërthim i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit kryeqytetin e Tenesi, Nashville, SHBA.
Sipas policisë bëhet fjalë për një veprim të qëllimshëm ndërsa kanë nisur hetimet për zbulimin e autorëve të mundshëm. Shpërthimi shkatërroi ndërtesa dhe automjete dhe e mbushi qendrën e qytetit Nashville me tym dhe zjarr.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale pranë Second Avenue, sipas policisë së qytetit.
Tre persona thuhet se janë shtruar në spital me lëndime, ndërsa rreth 30 të tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes pas tymit që përfshiu zonën.
Sipas një raporti nga Zyra e Emergjencave mund të bëhet fjalë për një incident.