Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria miraton shpronësimin për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke


Qeveria ka miratuar vendimin që i hap rrugën shpronësimit të tokave ku do ndërtohen varrezat për ushtarët grekë të rënë në luftën italo-greke gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së djeshme ndërsa ka të bëjë me marrëveshjen mes qeverive të dy vendeve për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, shkruan Shqiptarja.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit sipas VKM-së është rreth 7.3 milionë lekë të vjetra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *