Galaksia ‘Rruga e Qumështit’ mund të jetë shtëpia e qytetërimeve të huaja, por sipas një studimi të ri ekziston një probabilitet i fortë që shumica e tyre kanë vdekur – dhe përparimi i tyre çoi në shkatërrimin e tyre.
Deklarata vjen nga studiuesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s e Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë që përdorën një version të përditësuartë një ekuacioni për të llogaritur ekzistencën e mundshme të jetës inteligjente dhe përcakuan se alienët mund të jenë shfaqur rreth tetë miliardë vjet pasi u formua galaktika jonë.
Me këto rezultate, ekipi përfshiu idenë se përparimi i shkencës dhe teknologjisë çon në mënyrë të pashmangshme në shkatërrimin e civilizimeve.
‘Ne zbuluam që vetëasgjësimi i mundshëm kishte shumë ndikim në sasinë e jetës inteligjente galaktike.’ – thuhet në studim.
‘Nëse jeta inteligjente ka të ngjarë të shkatërrojë veten, nuk është për t’u habitur që ka pak ose aspak jetë inteligjente diku tjetër.’ – thuhet më tej në studim.
Studiuesit gjithashtu vërejnë se nëse ka jetë inteligjente diku tjetër në galaktikë, ato janë ‘akoma shumë të reja për t’u vëzhguar nga ne’ dhe shumë larg Tokës për t’u identifikuar.