Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshojnë rregullat, kush udhëton drejt Turqisë duhet të ketë testin PCR negativ


Turqia ka ndryshuar rregullat anti-covid për shtetasit që kërkojnë të hyjnë në territorin e saj në të gjitha mënyrat.

Duke filluar nga data 28 dhjetor kushdo që dëshiron të udhëtojë drejt Turqisë duhet të ketë testin PCR negativ brenda 72 orëve.

Rregulli do zgjatë deri më 1 mars 2021.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Turqi:

Me qëllim kontrollin e numrit të rasteve të COVID-19 dhe në kuadër të masave të reja në Turqi; të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Turqisë në rrugë ajrore (me avion), duke filluar nga data 28/12/2020; dhe nëpërmjet rrugëve tokësore apo detare që nga 30/12/2020, para hyrjes së tyre në vend duhet të jenë të pajisur me rezultatin negativ të testit SARS-CoV-2 PCR të kryerë brenda shtatëdhjetë e dy orëve (72 orë) të fundit.

Ata që nuk kanë një test PCR negativ nuk do të lejohen të hipin në avion për të udhëtuar në Turqi. Pra, për udhëtimin në rrugë ajrore, testi negativ është kusht të paraqitet në momentin e udhëtimit.

Sa i përket udhëtimit në rrugë tokësore apo detare, nëse udhëtarët nuk paraqesin testin negativ tek autoritetet zyrtare gjatë hyrjes në pikat kufitare, është kusht të karantinohen në adresën që do të deklarojnë (shtëpi, hotel, etj). Në rast se nuk kanë një vend për të qëndruar, duhet të karantinohen në vendet që do të përcaktohen nga Drejtoritë e Shëndetit Krahinor. Në fund të 7 ditëve karantinë, do t’u kryehet testi PCR, dhe sipas rezultatit karantina 7-ditore do të përfundojë, ose do të vazhdojë trajtimi i tyre më tej në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë turke.

Ky rregull do të vazhdojë të zbatohet deri më 1 mars 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *