Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Beteja ime të pamundësoj ikjen e të rinjve nga vendi


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me disa studentë nga Fakulteti i Drejtësisë.

Basha përpara të rinjve ka treguar betejën e tij kryesore e cila sipas tij është të bëjë të pamundur ikjen e njerëzve nga Shqipëria dhe në veçanti të të rinjve.

Asgjë s’të bëhet si vendi yt. Sot në këto kushte, mund të duket se ajo është një zgjidhje dhe ndoshta mund të jetë edhe një zgjidhje afatshkurtër, por nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje afatgjatë të largohesh nga vendi yt, nga familja jote, nga shoqëria. Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar” – apeloi Basha te të rinjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *