Vendosni fjalën kyçe....

Si u shndërrua India një nga tregjet më joshëse të energjisë së rinovueshme në planet


Ndërsa pjesa më e madhe e botës po sheh që kërkesa për energji po zbret për shkak të ngadalësimit ekonomik dhe industrial të nxitur nga pandemia e Covid-19, India ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim duke lidhur më shumë njerëz në rrjetin energjitik se kurrë më parë.

Historikisht, shumë prej popullsive rurale të Indisë nuk kanë pasur energji elektrike, por qeveria e ka bërë elektrizimin e të gjithë Indisë një përparësi kryesore vitet e fundit. Në mënyrë që të furnizojë 1.353 miliardë njerëz që jetojnë në Indi me energji, teksa ende përmbush angazhimet e Marrëveshjes së Klimës klimës, Nju Delhi ka vendosur disa objektiva jashtëzakonisht ambicioze të energjisë së rinovueshme.

Në 2015, si pjesë e Marrëveshjes së Klimës së Parisit, India u zotua se do të arrinte 350 Gigavatë të kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 ndërsa në Javën e Klimës 2019 në Nju ork, India e rriti nivelin e saj në 450 Gigavatë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Ndërsa këto synime janë ambicioze, Sanjiv Nandan Sahai, Sekretari i Energjisë për Indinë, deklaroi këtë javë se vendi i tij është në rrugën e duhur për të përmbushur zotimet e tij të larta të energjisë së rinovueshme. Që nga 30 shtatori 2020, kapaciteti i energjisë së ripërtëritshme të Indisë arriti në rreth 90 Gigavatë, kryesisht me burim nga era dhe dielli. Energjia nga era është rritur në Indi për njëzet vitet e fundit.

Kjo do të thotë që, pavarësisht pohimeve optimiste të Sekretarit të Energjisë, India ka një rrugë të gjatë për të bërë për të përmbushur synimet e saj klimatike dhe 2030 është shumë pranë. Në mënyrë që të instalohet deficiti prej 250 Gigavatësh i kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në atë afat, India duhet të instalojë 25-35 Gigavat të kapacitetit të energjisë së rinovueshme çdo vit, që është më shumë se dyfishi i normës aktuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *