Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Erion Veliaj ka dyfishuar numrin e punonjësve të bashkisë në prag të zgjedhjeve


Partia Demokratike e ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, se ka dyfishuar numrin e punonjësve të bashkisë teksa vendi i drejtohet zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Sipas ish-anëtaritt demokrat të Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, Veliaj po synon të paguajë 10 mijë militantë në bashki.

Sipas selisë blu, buxheti i bashkisë për vitin 2021 pritet të kapë një shifër rekord prej 166 milionë eurosh.

“Pavarësisht se jemi në kulmin e krizës ekonomike, Bashkia Tiranë dyfishon numrin e punonjësve krahasuar me pesë vite më parë. Taksat shkojnë për punësime partiake elektorale, jo për të ndihmuar bizneset apo rritur investimet për lulishtet e gjelbërimin e qytetit. E keqja në Tiranë thellohet gjithmonë e më shumë. Me shtesën e parashikuar për vitin 2021, rezulton që numri i punonjësve të Bashkisë Tiranë ka arritur në 7500 persona, të cilët i kushtojnë taksapaguesëve të qytetit plot 51 milion euro në paga e sigurime shoqërore. Nëse e konvertojmë këtë shifër në kosto për ditë pune, punonjësit e Erion Veliajt i kushtojnë qytetarëve të Tiranës plot 200.000 euro dita e punës. E ripërsërisim 200 mijë euro dita e punës në paga e sigurime shoqërore. Por nëse shtojmë dhe aparatin e UKT-së, apo dhe punësimet e lidhura drejtëpërsëdrejti me Bashkinë Tiranë, në kuadër të realizimit të buxhetit të saj, në vitin 2021 mund të flasim pa frikë për një Bashki që punëson 10.000 persona.” – denoncoi Kraja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *