Ylli i PSG-së, Nejmar, është kritikuar në internet pas raporteve se braziliani organizoi një festë pesë-ditore gjatë periudhës së Krishtlindjes në rezidencën e tij pranë Rio de Janeiro, ndërsa numri i të vdekurve lidhur me Covid-19 sa vjen e rritet.
Festa, për të cilën raportoi braziliania ‘O Globo’ thuhet se vijon ende. Ajo ka filluar që Ditën e Krishtlindjes e do zgjasë deri në vitin e ri.
Mysafirëve u thuhet se u janë konfiskuar telefonat gjatë hyrjes për të parandaluar që çdo video ose imazh nga festa të publikohet në internet. Mes të ftuarve që janë ftuar janë motra e Neymar, Rafaella Santos, si dhe blogerja e njohur braziliane në rrjetet sociale, Camila Loures.
Vetë Nejmar ka bërë asnjë koment për ngjarjen në mediat sociale, ndërsa postimi i tij i fundit më 25 dhjetor, e shfaq atë me anëtarët e familjes së tij pranë një peme të Krishtlindjes.