Sipas raporteve në Itali, Milan dëshiron që ta kompletojë blerjen e Diogo Dalot nga Manchester United
Mbrojtësi i djathtë portugez ju bashkua kuqezinjve në një marrëveshje huazimi në afatin kalimtar të verës.
Marrëveshja, megjithatë ishte xhentëlmenë dhe i lejonte kuqezinjve për të diskutuar një marrëveshje që do ta mundësonte transferimin e tij të plotë gjatë sezonit.
Sipas Calciomercato.com, Milan dëshiron që të nënshkruajë me 21-vjeçarin që në janar.
Manchester United raportohet se dëshiron ta shesë me para mbrojtësin portugez derisa Ole Gunnar Solskjaer e bazon lojën më shumë në Aaron Wan-Bissaka dhe si zëvendësues të tij ai dëshiron Kieran Trippier, Nordi Mukiele ose Max Aarons.
Transferimi pëfundimtar i Dalot nuk është prioritet për Milanin të cilët për momentin dëshirojnë që t’ja zgjasin kontratat Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.
Pasi kjo sagë do të përfundojë, liderët e Serie A do të fillojnë bisedimet me Djajtë e Kuq.
Dalot ka shënuar një gol dhe ka bërë 2 asiste në 11 paraqitje në të gjitha garat për Milanin këtë sezon.