Vendosni fjalën kyçe....

Ulen ndjeshëm rastet e reja në Maqedoninë e Veriut, 83 raste dhe 11 viktima


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 83 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 419 pacientë të shëruar nga virusi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 81.804, ndërsa ai i të shëruarve në 59.650.

Numri i të vdekurve nga pandemia po ashtu është rritur në 2.456, përfshirë 11 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore të vendit brenda ditës së fundit kanë kryer 700 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 394.329 numrin e përgjithshëm të teste të kryera që nga shpërthimi i pandemisë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.698.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *